Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeAfro 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë...

Afro 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës – Gjermania në krye të listës

Janë aprovuar 99 mijë e 498 kërkesa për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës, nga gjithsej 117 mijë e 246 aplikime.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku sipas tyre, 7 mijë e 621 aplikime janë refuzuar, ndërsa mbi 10 mijë të tjera janë ende në pritje për shqyrtim. Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shtetet që kryesojnë për nga numri i votuesve të regjistruar janë Gjermania dhe Zvicra.

Aplikimi për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës ka të bëjë me votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Sipas të dhënave të KQZ-së, shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (49,102), Zvicër (23,456), Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010).

Votimi në përfaqësi diplomatike do të organizohet më 6 qershor 2026, një ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Votimi do të fillojë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

Ndërkohë, nga 99 mijë e 498 aplikime të aprovuara, 22 mijë e 955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2 mijë e 590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 73 mijë e 953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT