Kreu i Këshillit të Aeroporteve Ndërkombëtare të Evropës, Olivier Jankovec, ka paralajmëruar Bashkimi Evropian për një “mungesë sistematike të karburantit të avionëve”, që mund të arrijë fundin brenda tre javësh për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Në një letër të siguruar nga Associated Press, Jankovec ka thënë se kjo krizë mund të ndikojë në sezonin e udhëtimeve të verës dhe “të dëmtojë ndjeshëm ekonominë evropiane”.
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të organizojë blerje kolektive të karburantit të avionëve për vendet evropiane, të ndjekë stoqet dhe të identifikojë burime alternative të karburantit, ndër masa të tjera.
Ndërkohë, Task-Forca e Bashkimit Evropian për Energjinë ka bërë të ditur se nuk ka “rrezik të menjëhershëm për sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz” nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe nuk është e nevojshme të lirohen stoqe shtesë.
Megjithatë, ajo ka paralajmëruar për mundësinë e rreziqeve afatgjata, duke shtuar se “karburanti i avionëve mbetet shqetësimi kryesor” për shkak të varësisë nga importet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


