Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

Abdixhiku pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Në takim është theksuar përkushtimi i LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Abdixhiku ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT