Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar mesazhin e fundit para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.
Ai kërkoi nga populli që të “çohet në këmbë” dhe që ta shpëtojë Kosovën.
“Çohuni në këmbë. Kokën nalt, sytë plot dritë! Trokitni çdo derë. Kërkoni çdo votë. Shpëtojeni Kosovën, këtë vend prej ma të bukurve në botë!” shkroi Abdixhiku në Facebook duke ndarë edhe një fotografi nga tubimi i sotëm në Prishtinë.
“Ju faleminderit!”


