Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka organizuar darkë fundviti me strukturat e kësaj partie në Podujevë.
Abdixhiku tha se ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me pjesëmarrjen e qytetarëve nga ajo anë.
“Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë! Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Kreu i LDK-së i falënderoi llapjanët për këtë mbështetje, teksa tha se “ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


