Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku i bën thirrje diasporës që të regjistrohet për të votuar në...

Abdixhiku i bën thirrje diasporës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që deri tani kanë aplikuar.

“Fillimisht dua të shpreh gjithë falënderimin tim e tonin për regjistrimet e bëra deri më sot. Aktivizimi senzibilizues për t’u regjistruar, i plot 80 nëndegëve tona në mërgatë, nga gushti deri më sot, ishte jo vetëm për çdo lëvdatë por dhe shtytës motivues për secilin prej nesh”.

“Keni bërë punë të madhe!  Keni bërë punë të drejtë! Prandaj ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e angazhimit si ky. Ndryshimi, sikurse në Kosovë do të ndodhë dhe në mërgatë! Tani që kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përmbylljen e afatit ligjor, ju bëj thirrje që të vazhdoni me regjistrim. Të shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike e Kushtetuese tuajën”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka shtuar se vota e gjithësecilit qytetar është vet ndryshimi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT