Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeAAK publikon listën, Gjini i pari, Haradinaj befason me numër 11

AAK publikon listën, Gjini i pari, Haradinaj befason me numër 11

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën zyrtare me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kësaj liste i prinë, Ardian Gjini, njëherësh edhe kandidat për kryeministër.

Befasi është renditja e kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, i cili e ka numrin 11 në këtë listë.

Haradinaj ka thënë se ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë sipas tij, një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore.

“Aleanca në të gjitha etapat ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike. Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin me pa ma larg. Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët për ta bërë realitet Andrrën për Kosovën, për një shtet të fortë, të sigurt, të zhvilluar me dinjitet të pacenueshëm, e që i përket secilit.”, ka shkruar Haradinaj. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT