Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeA mund të funksionojë Evropa pa SHBA-në?  Kështu përgjigjet Dardan Sejdiu (VIDEO)

A mund të funksionojë Evropa pa SHBA-në?  Kështu përgjigjet Dardan Sejdiu (VIDEO)

Analisti politik, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se Evropa ka nevojë për pavarësi strategjike.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh, në mënyrë që siç u shpreh ai, të ketë kuptim edhe një rilindje e Bashkimit Evropian.

“T’i kemi parasysh rrethanat në të cilat Rusia gjendet sot, përballë një Kine e cila ka bërë avancime të jashtëzakonshme teknologjike, infrastrukturore, ushtarake, ekonomike, financiare dhe i ke Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e vendosin dikë i cili ka bërë kapërcime teknologjike në qeveri, pa i dhënë titull, Elon Musk dhe ai njeri është aty për këtë betejën e tekonologjisë, nuk është aty për ndonjë betejë tjetër”.

“Dhe e kemi një Bashkim Evropian që ka nevojë të ketë një pavarësi strategjike prej varësisë që e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të ketë kuptim edhe një rilindje e Bashkimit Evropian”, tha ai.

I pyetur se a mund të funksionojë Evropa pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sejdiu tha se kjo gjë është e domosdoshme, përcjell Klankosova.tv.

“Është e domosdoshme, s’është pyetja a mundet, kjo është pyetje që duhet dhe sa shpejtë veprojnë dhe funksionojnë. Pavarësia strategjike që i duhet Evropës, është e domosdoshme, si investim dhe intervenim, sepse Evropa është një prej vendeve e cila ka diversitetin më të madh sa i përketë ekonomisë, etnive, etj, pra nuk ka qare, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh tutje Sejdiu.

The post A mund të funksionojë Evropa pa SHBA-në?  Kështu përgjigjet Dardan Sejdiu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT