Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajme52-vjeçar në Fier arrestohet pasi qëlloi me kallashnikov dhe kërcënoi një grua

52-vjeçar në Fier arrestohet pasi qëlloi me kallashnikov dhe kërcënoi një grua

Një 52-vjeçar është arrestuar në fshatin Ferras të Fierit, nën dyshimin se ka përdorur armë zjarri dhe ka kërcënuar një grua gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, shtetasi L. Xh., banues në Ferras, dyshohet se gjatë një përplasjeje ka qëlluar me armë automatike kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., gjithashtu banuese në të njëjtin fshat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë arrestimin e tij.

Autoritetet bëjnë të ditur se arma e përdorur dhe rrethanat e plota të ngjarjes janë duke u hetuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT