Policia e Shtetit në Shqipëri ka kapur në flagrancë një 44-vjeçar kosovar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të kalonte në Shqipëri me një shumë të madhe parash të padeklaruara, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari u kap me 19 mijë euro të padeklaraura pasi u ndal për kontroll të detajuar, teksa po voziste automjetin tip “Audi A8”.
“Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë. Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.”, njoftoi Policia e Shtetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


