Sot bëhen 28 vjet nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.
Dugolli, njëri ndër veprimtarët e hershëm të rezistencës, u vra më 17 gusht 1998 nga forcat serbe, derisa mbahej në burg.
Ai humbi jetën si pasojë e torturave të rënda të ushtruara nga policia serbe, por nuk u dorëzua dhe nuk zbuloi aktivitetet e bashkëluftëtarëve të tij në ilegalitet.
Pas vrasjes së tij, bashkëshortja dhe fëmijët e Cen Dugollit jetuan për disa vite në Francë.


