Sunday, July 5, 2026
spot_img
HomeLajme17 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

17 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat një është vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Sipas njoftimit, zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belicë, ku u përfshi një pyll me pisha dhe bimësi e ulët, vazhdon të jetë nën kontroll.

Autoritetet bëjnë të ditur se zjarret janë shuar në Komunën e Gjorçe Petrovit pranë fshatit Kuçkovë, në Veles pranë fshatit Crkvino, në Negotinë pranë fshatit Crveni Bregovi dhe në Bogdanci pranë fshatit Stojakovë, ku digjej kryesisht bimësi e ulët dhe e degraduar.

Po ashtu, janë shuar zjarret në Strumicë pranë fshatit Dobrejci, në Bosillovë pranë fshatit Bosillovë, si dhe në Komunën e Vasilevës, në segmentin midis fshatrave Çanaklija dhe Gjeçerlija, ku u përfshi një deponi dhe bimësi e ulët.

QMK njofton se janë lokalizuar dhe shuar edhe zjarret në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, pranë fshatit Carevic të Prilepit, në fshatin Nov Karaorman në Komunën e Karbincit, si dhe në vendbanimin Babi të Shtipit pranë lokalitetit Kisha Mirjanina.

Ndër zjarret e shuara janë edhe ato në Berovë pranë fshatit Smojmirovo, në Butel në rrugën e Lubotenit, në Kumanovë në rrugën “11 Nëntori”, në Komunën e Brvenicës pranë fshatit Miletino dhe në Komunën e Krivogashtanit pranë fshatit Vogjani, ku digjej një deponi dhe bimësi e ulët.

Qendra për Menaxhim me Kriza thekson se situata e zjarreve monitorohet vazhdimisht dhe u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në hapësirat e hapura, me qëllim parandalimin e shfaqjes së zjarreve të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT