Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajme1,585 vrapues marrin pjesë në “Prishtina Marathon 2026”

1,585 vrapues marrin pjesë në “Prishtina Marathon 2026”

Në Prishtinë ka nisur “Prishtina Marathon 2026”, ku këtë vit po marrin pjesë 1,585 vrapues.

Maratona ka qenë e paraparë të nisë në orën 09:00, ndërsa pjesëmarrës nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në kryeqytet për këtë ngjarje sportive.

“Prishtina Marathon” po zhvillohet në disa kategori garuese, duke mbledhur sportistë dhe adhurues të vrapimit në rrugët e Prishtinës.

Për shkak të maratonës, Policia e Kosovës ka njoftuar për bllokimin e përkohshëm të disa rrugëve në Prishtinë dhe zonat përreth, duke u bërë thirrje qytetarëve që të përdorin rrugët alternative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT