Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarret e shtuara në Kosovë, kush i ndez mund të dënohet nga...

Zjarret e shtuara në Kosovë, kush i ndez mund të dënohet nga 500 deri në 20 mijë euro

Deri më 10 mars, përgjatë tri ditëve u raportuar për afro 300 zjarre në rajonin e Kosovës.

Lidhur me këto zjarre, janë identifikuar disa persona, transmeton Klankosova.tv.

“Disa persona të dyshuar për zjarrëvënie janë identifikuar dhe rastet po trajtohen”, pati njoftuar policia të martën e 11 marsit.

Për këto zjarre, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

MBPZH-ja bën të ditur se ndezja e zjarreve në pyje dhe tokat pyjore është e ndaluar,ku shkelësit mund të gjobiten nga 500 deri në 20 mijë euro, varësisht nga dëmi i shkaktuar.

The post Zjarret e shtuara në Kosovë, kush i ndez mund të dënohet nga 500 deri në 20 mijë euro appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT