Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeZhduket një person në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket një person në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Në Prishtinë është raportuar zhdukja e një personi, i cili është parë për herë të fundit mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në lagjen Bregu i Diellit, në afërsi të lagjes së Muhaxherëve.

Sipas familjarëve, i zhdukuri vuan nga demenca dhe që nga momenti kur është parë për herë të fundit nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët apelojnë për ndihmë nga qytetarët dhe kërkojnë që kushdo që ka informacion të kontaktojë në këtë numër: 044 737 900.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT