Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se Kosova mund të mbrohet nga Serbia edhe pa prezencën e KFOR-it.
Sipas Zekës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, kjo deklaratë është një gënjeshtër e madhe dhe një manipulim politik.
“Ministri e ka lëshuar një rrenë aq të madhe, një hipokrizi dhe poshtërsi, vetëm për shkak të zgjedhjeve. Por nuk bëhet hajgare me ushtrinë dhe sigurinë e vendit”, tha ai, transmeton Klankosova.t.v
Zeka sfidoi Maqedoncin dhe komandantët e tjerë të tregojnë me fakte se sa ushtarë serbë kanë vrarë gjatë luftës.
“Kur thotë ai se mund të mbrohemi nga Serbia pa KFOR-in, kjo më ka lënduar. Le të dalë ministri ose cilido komandant dhe të na tregojë me datë, orë dhe emra se sa ushtarë serbë ka vrarë gjatë luftës”, shtoi ai./Klankosova.tv.
Ndiq deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:
The post Zeka reagon ndaj deklaratës së Ejupit: Rrenë e hipokrizi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


