Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeYmeri: EFT-ja e Vuk Hamoviqit në proces rilicensimi në Kosovë

Ymeri: EFT-ja e Vuk Hamoviqit në proces rilicensimi në Kosovë

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se kompania e lidhur me biznesmenin Vuk Hamoviq, EFT, është në proces të rilicensimit në Kosovë.

Ymeri ka shpërndarë një dokument në rrjete sociale, duke kritikuar qeverinë aktuale për këtë proces dhe duke shprehur shqetësime për ndikimin e kompanisë në sektorin energjetik.

Ajo ka deklaruar se prania e EFT-së në tregun kosovar tregon, sipas saj, vazhdimësi të ndikimit të kësaj kompanie, duke shtuar se kjo situatë bie ndesh me premtimet politike të mëhershme për përfundimin e rolit të saj në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT