Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia është e gatshme të financojë ndërtimin e një autostrade që do të shtrihej deri në veri të Kosovës, përfshirë edhe zonën e Mitrovicës.
Ai ka thënë se projekti përfshin një segment deri në Jarinje dhe se Beogradi është i gatshëm të paguajë të gjitha shpenzimet e ndërtimit.
Vuçiq ka shtuar se pret nga Shtetet e Bashkuara të sigurohen që Kosova të mos paraqesë pengesa për realizimin e këtij projekti infrastrukturor.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme rreth këtij plani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


