Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasja tragjike në Skenderaj, Salihu: Viktima në momenin e vrasjes ka qenë...

Vrasja tragjike në Skenderaj, Salihu: Viktima në momenin e vrasjes ka qenë me vajzën e mitur (VIDEO)

Një vrasje ka tronditur Skenderajn dje, ku si pasojë mbeti i vrarë Ismet Ibishi.

Policia ka arrestuar dy persona, B.I., 33 vjeç dhe H.I., 62 vjeç, të cilët janë babë e bir.

Gazetari Pleurat Salihu ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se takimi mes viktimës dhe të dyshuarve nuk ka qenë i organizuar.

Dorasi ka vepruar i vetëm, ndërsa viktima ka qenë me fëmijën e tij.

Vajza e viktimës e cila është e mitur, ka qenë e pranishme duke e parë gjithë ngjarjen, deklaroi Salihu, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT