Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeViti 2025 nis me vrasje të fëmijëve dhe grave në Gazë

Viti 2025 nis me vrasje të fëmijëve dhe grave në Gazë

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha sot se një sulm ajror izraelit në veri të territorit shkaktoi vdekjen e të paktën 15 persona, duke shënuar atë që vëzhguesit e quajtën sulmi i parë vdekjeprurës i Vitit të Ri.

“Bota e priti Vitin e Ri me festime, ndërsa ne pamë se viti 2025 filloi me masakrën e parë izraelite në qytetin e Jabalia pas mesnatës”, tha zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile, Mahmud Bassal.

“Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën gjate sulmit izraelit në një shtëpi ku jetonin njerëzit e zhvendosur”, tha ai.

Ushtria izraelite, kur u kontaktua, tha se po shqyrtonte sulmin e raportuar.

Që nga 6 tetori, ushtria ka kryer një ofensivë të madhe tokësore dhe ajrore në veri të Gazës, veçanërisht duke shënjestruar Jabalia dhe kampin e saj të refugjatëve ngjitur

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT