Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.
Cak i grabitjes ishte vetura e kompanisë së sigurimit e cila transportonte para, e ku u plagos një punëtor.
Të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet Pick Up, me targa gjermane.
Automjeti u gjet i braktisur dhe i djegur në rrugën “Pal Mëlyshi” në Çagllavicë.
“Pick Up-i” i përdorur nga grabitësit po ekzaminohet nga hetuesit policor.
Klan Kosova ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes./ Klankosova.tv
Plagosja në Veternik: Grabitësit ikën në drejtim të Hajvalisë, atje e dogjën veturën
Plagosja në Prishtinë: Punëtori i sigurimit në gjendje stabile, dërgohet në mjekimin intensiv
The post Vetura që dyshohet se u përdor në grabitje ku pati të plagosur po ekzaminohet nga policia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


