Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeVetaksidenti i tre policëve në veri, Elshani: S'ka arsye për dyshime, rruga...

Vetaksidenti i tre policëve në veri, Elshani: S’ka arsye për dyshime, rruga ishte me ngrica (VIDEO)

Tre zyrtarë policorë janë lënduar mëngjesin e sotëm nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka folur për këtë aksident në emisionin “Kosova Today”, në Klan Kosova.

“Nuk ka arsye për dyshime. Thjeshtë, rruga ka qenë me ngrica dhe lëvizja e policisë ka qenë e tillë. Këto janë raste që ndodhin, është rastësi”, tha Elshani

Ai shtoi se ky është vetaksidenti i shtatë në këtë zonë, por hodhi poshtë spekulimet se në rrugë mund të jetë hedhur vaj apo substanca të tjera.

“ Veç vdekjen e kemi të sigurt, nuk ka dyshime  për ndonjë veprim të qëllimshëm”, u shpreh Elshani.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT