Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeVendos Apeli, mbetet në fuqi aktakuza ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të...

Vendos Apeli, mbetet në fuqi aktakuza ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të pozitës

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës.

Me këtë vendim është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i 5 dhjetorit të vitit të kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PS.nr.67/24, të datës 05.12.2024, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesën për hedhjen të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurit N.K., kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.40/2023, të datës 19.08.2024, në të cilën i pandehuri i lartcekur akuzohet për veprën penale  keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK”.

“Gjykata e Apelit, ka vlerësuar aktvendimin e ankimuar sipas pretendimeve ankimore, por edhe sipas detyrës zyrtare në drejtim të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës dhe ka konstatuar se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e aktvendimit”, thuhet në vendimin eApelit, transmeton Klankosova.tv.

Prokuroria Speciale, kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për keqpërdorim të pozitës zyrtare në gusht të 2024-ës.

Ai akuzohet se veprën penale e ka kryer nga 15 tetori i 2021-të deri më 19 prill të 2023-tës.

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Dosja e Prokurorisë ndaj Nagip Krasniqit, dëmi pretendohet të jetë rreth 37 milionë euro

 

The post Vendos Apeli, mbetet në fuqi aktakuza ndaj Nagip Krasniqit për keqpërdorim të pozitës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT