Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeVendimi rreth dekretit të presidentes, Dula: Do të merret pasi të shqyrtohen...

Vendimi rreth dekretit të presidentes, Dula: Do të merret pasi të shqyrtohen aspektet kushtetuese

Kanë mbetur edhe disa ditë, derisa Kushtetuesja duhet të marrë vendim lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv ka folur sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Veton Dula.

Dula deklaroir se vendimi do të merret pasi të shqyrtohen aspektet kushtetuese të pretendimeve të ngritura nga parashtruesit e kërkesës.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Ai theksoi se lidhur me vendimin do të njoftohen me kohë të gjitha mediat dhe opinioni.

Afati për vendimin për dekretin në çështjen e shpërndarjes së Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, duhet të merret më së largu deri më 31 mars.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT