Rudina Jasini, eksperte e së drejtës ndërkombëtare dhe pjesë e ekipit mbrojtës në rastin e ish-krerëve të UÃK-së, ka folur rreth procesit gjyqësor që po kalojnë në Hagë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi.
Ajo tha se pret që verdikti final ndaj tyre të jepet në fillim të 2026-tës.
“Besoj në fillim të vitit që vjen”, deklaroi ajo në Podcastin Public Square të Ditmir Bushatit.
Jasini theksoi se vendimet që do të merren në Gjykatën Speciale në Hagë pa diskutim, do tâi ângjyrosin veprimtarinë e luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe pavarësisëâ.
âUnë kam mbajtur një ligjëratë në Kosovë në vitin 2017 dhe jam shokuar se sa pak dihej nga juristët e Kosovës, gjyqtarë, prokurorë aty, të Shqipërisë po e po, lidhur me atë se çfarë po vinte. Pra, nuk ishte kuptuar mjaftueshëm që një ndryshim i Kushtetutës dhe krijimi me ligj një institucioni Sui Generis, gjyqësor do të ngjyroste, dhe këtë e them me bindje, që vendimet që do të merren, pa diskutim që ngjyrosin veprimtarinë e UÃK-së, sepse kjo çështje përfshin të gjitha zonat operative të UÃK-së, nga fillimi në janar 1998 deri në dhjetor 2000. Pra, ngjyros, si rezultat veprimtarinë e luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe të pavarësisë së Kosovës. Pra, nuk mund të jemi, kërkon më shumë vizion dhe largpamësi, këtë dua të them, dhe që unë e shikoj të munguar në të dyja anët, si në Kosovë, edhe në Shqipëriâ, tha Jasini transmeton Klankosova.tv
Juristja ndërkombëtare theksoi se Gjykata Speciale tani nuk ka se si të zhbëhet, kur u pyet në lidhje me komentet lidhur me një tërheqje të mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga mbështetja ndaj kësaj gjykate.
âDo të ishte një dëmtim shumë i madh në qoftë se një institucion gjyqësor, pavarësisht nëse biem apo jo dakord me ekzistencën e tij do të mbyllej dhe sâka se si të mbyllet me thënë të drejtën, sepse është jo vetëm institucioni, por procesi, individët, është një investim kolosal i ngritur mbi bazën e parimeve shumë të rëndësishme të drejtësisë. Pra, dëmtimi shkon përtej faktit, për arsye se mund të ishin interesa nacionaliste, të brendshme të Kosovës, e të gjitha, por ky është një angazhim ndërkombëtar që e ka marrë Kosova njëherë. Këtë e ka krijuar shteti i Kosovës. Ãshtë krijuar me ligj nga Parlamenti i Kosovës. ‘De jure’ ky është institucion i Kosovës dhe vetëm institucioni ose shteti i Kosovës ka të drejtën të ndërmarri çfarëdolloj hapi që ata e shohin të arsyeshme për ta kufizuar apo jo aktivitetin e kësaj gjykate. Sâmundet kurrsesi një shtet i jashtëm. Po flas në parim, do të më dukej absurde të tolerohej një veprim kaq drastik dhe unë do të thosha i pakonceptueshëm, me thënë të drejtën. Dëmtimi do të ishte kolosalâ, theksoi ajo.
Ajo ka folur edhe rreth shumë temave të tjera me rëndësi rreth drejtësisë ndërkombëtare.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


