Më 13 mars 2024, kryeministri Albin Kurti i kishte bërë thirrje Agjencisë Kadastrale që t’ia kalojë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.
Kjo kërkesë në vete kishte zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për këtë çështje.
Duke qenë kryeministër vendi, gjatë 2022-ës, Kurti kishte deklaruar se kanë rezervë “për vendime që janë marrë në kohën e regjimit të Millosheviqit”, duke iu referuar vendimit të marrë prej Kasapit të Ballkanit që 24 hektarët e tokës t’i kalonin këtij objekti fetar ortodoks.
“Ne konsiderojmë që vendimet të cilat janë marrë nga regjimi i Milloshviqit nuk do të duhej të pranoheshin si vendime të zakonshme”, thoshte ai ndër të tjera.
Edhe gjatë një vizite në Uashington, ku të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, ishte kërkuar që Kosova ta respektonte vendimin për 24 hektarët.
Ndërsa në marsin e 2024-ës, vetë Kurti kishte vendosur që ta zbatonte vendimin.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


