Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes një i paraburgosur në Shkodër pas komplikacioneve shëndetësore

Vdes një i paraburgosur në Shkodër pas komplikacioneve shëndetësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër, ku një i paraburgosur ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sipas njoftimit zyrtar, 62-vjeçari ka pësuar komplikacione të papritura gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore nga personeli i institucionit.

Më pas, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për reanimim, është konstatuar vdekja e tij.

Autoritetet kanë bërë të ditur se organet kompetente janë njoftuar dhe kanë nisur procedurat për hetimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtoria e Burgjeve ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka garantuar bashkëpunim me organet e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT