Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdon vala e të nxehtit veror: Nesër temperaturat deri në 31°C në...

Vazhdon vala e të nxehtit veror: Nesër temperaturat deri në 31°C në Kosovë

Në Kosovë për nesër parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, duke vazhduar kushtet e qëndrueshme atmosferike në vend.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 31°C.

Era do të fryjë me drejtime të ndryshme, me shpejtësi 9 deri në 31 km/h, duke mos sjellë ndryshime të ndjeshme në kushte të përgjithshme të motit.

Meteorologët theksojnë se dita do të jetë tipike verore, me rrezatim të lartë diellor, ndaj rekomandohet kujdes gjatë ekspozimit në diell dhe konsumim i mjaftueshëm i lëngjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT