Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimi i projekteve strategjike infrastrukturore në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po zhvillohen në përputhje me planin e paraparë, transmeton Klankosova.tv.

Ky projekt, sipas komunikatës për media, pritet të krijojë një lidhje të re ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke ndikuar në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit.

 “Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT