Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, është varrosur sot me nderime ushtarake në vendlindjen e tij, në Prekaz të Skenderajt.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe bashkëluftëtarësh të tij.
Jashari ka qenë luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant i UÇK-së dhe një nga bashkëluftëtarët më të afërt të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Atë e ka kujtuar edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë. Gjithashtu, mbi varrin e tij është vendosur një kurorë në emër të Thaçit.
“Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”, thuhet në kurorën e vendosur në emër të Hashim Thaçit mbi varrin e Sahit Jasharit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


