Mangësitë dhe shkeljet në prokurimin publik vazhdojnë të jenë ndër gjetjet më të shpeshta të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në institucionet kosovare. Edhe në raportin vjetor për Komunën e Obiliqit, janë zbuluar disa raste të tilla, si pasojë e kontrolle të pamjaftueshme në dosjet e tenderëve dhe mosrespektim të kërkesave ligjore.
Në auditimin e procedurave të prokurimit janë identifikuar mangësitë në katër kontrata, raporton Klankosova.tv
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, në tenderin “Vaksinimi dhe trajtimi i qenve endacakë”, me vlerë 107,160€, ishte kërkuar që operatorët ekonomikë të dispononin tre teknikë të veterinarisë me së paku dy vite përvojë pune nga data e diplomimit.
Kompania fituese nuk e kishte përmbushur kriterin, por komuna e kishte shpërblyer me kontratë, transmeton Klankosova.tv.
“Ndërsa, për dy teknikët e veterinarisë dëshmitë e ofruara nga OE fitues nuk vërtetonin përmbushjen e kriterit për përvojën e kërkuar. Përkundër kësaj, komisioni i vlerësimit e kishte vlerësuar ofertën si të përgjegjshme dhe kishte rekomanduar dhënien e kontratës.”
Edhe dosja e tenderit te procedura për “Furnizim me pajisje bujqësore”, me vlerë të parashikuar 123,350€, nuk ishte në harmoni të plotë me kërkesat e LPP-së.
“Konkretisht, ishte kërkuar që operatorët ekonomikë të kenë qarkullim në tri vitet e fundit në vlerë jo më pak se 300,000€, ndërsa kufiri maksimal i lejuar ishte 246,700€. Po ashtu, ishte kërkuar dëshmi për furnizime të ngjashme në vlerë 350,000€, ndërsa kufiri maksimal i lejuar ishte 185,025€.”
Ndërkaq për projekti për asafaltimin e disa rrugëe, komuna kishte kërkuar që operatorët t’i posedojnë të gjitha pajisjet dhe ta dëshmojnë një gjë të tillë, por më pas tenderin ia dha kompanisë që s’e plotësoi këtë kriter, raporton Klankosova.tv
“Në dosjen e tenderit për projektin “Asfaltimi i rrugës të Sekiraq në Mazgit dhe rruga Dardania, Ndërtimi i rrugës dhe trotuarit në rr. Daut Hashani, Ndërtimi i kanalit Breznicë dhe Ndërtimi i këndeve të lojërave afër fushave sportive në Dardhishtë”, Autoriteti Kontraktues kishte kërkuar që operatorët ekonomikë t’i posedojnë pajisjet dhe mekanizimin e kërkuar dhe që për to të dorëzojnë dëshmi të pronësisë (libreza ose DUD doganor), ndërsa operatori ekonomik fitues kishte dëshmuar disponueshmërinë e dy pajisjeve përmes marrëveshjeve për shfrytëzimin e makinave me një operator tjetër ekonomik, edhe pse në dosjen e tenderit nuk ishte paraparë mundësia e përdorimit të pajisjeve në bazë të marrëveshjeve të qirasë apo shfrytëzimit nga operatorët e tjerë ekonomik.”
Shkelje të rregullores së prokurorimit publik është gjetur edhe në dosjen “Mirëmbajtja profesionale e sistemit të Kogjenerimit – vazhdimi i punimeve”, ku komuna kishte nënshkruar kontratë publike kornizë me çmim për njësi në vlerë të parashikuar 345,000€, duke përfshirë edhe devijimin +/-30%, në kundërshtim me kërkesat ligjore.
Auditori ka konstatuar se përcaktimi i kritereve jo proporcionale dhe vlerësimi i ofertave si të përgjegjshme pa dëshmi të mjaftueshme, e rrisin rrezikun për kufizim të konkurrencës, trajtim jo të barabartë të kompanive dhe dhënie të kontratave për operatorët që nuk i plotësojnë plotësisht kërkesat e tenderëve.
Ndryshe, Ligjit për Prokurimin Publik, parasheh që autoriteti kontraktues duhet t’ia japë kontratën publike operatorit ekonomik që ka dorëzuar tender të përgjegjshëm nuk duhet të kalojnë dy herë vlerën e parashikuar të kontratës./Klankosova.tv


