Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeUshtarët e Kosovës trajnohen për përdorimin e mortajave në Kroaci

Ushtarët e Kosovës trajnohen për përdorimin e mortajave në Kroaci

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60 mm dhe 120 mm.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim i FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave , fituan njohuri për detyrat brenda ekipit të mortajave, duke ngritur  kështu aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar  në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e trajnimit sipas FSK-së,ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç ‘rast pjesëmarrësit u trajnuan  për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT