Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeUkshini: Miti i Serbisë së Madhe është imitim i nacional-socializmit gjerman (VIDEO)

Ukshini: Miti i Serbisë së Madhe është imitim i nacional-socializmit gjerman (VIDEO)

Historiani Sylë Ukshini, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka bërë deklarata të gjera lidhur me narrativën historike dhe politike serbe, duke e vendosur në qendër të analizës së tij mitin e viktimizimit dhe përdorimin e tij në politikën rajonale.

Ai tha se sipas tij, në gjithë historiografinë dhe diskursin politik serb ka dominuar vazhdimisht narrativa e viktimës.

“Unë mendoj që në krejt historiografinë serbe dhe në narrativën e politikës serbe, elitës serbe, gjithëherë në epiqendër ka qenë narrativa e viktimës dhe shumë interesante edhe miti i Kosovës kur është ndërtuar në fund të shekullit XIX kur kanë filluar me u kriju shtetet e Ballkanit është piknisja ka qenë viktimizimi,” u shpreh Ukshini.

Ai shtoi se ky viktimizim, sipas tij, është shndërruar në një lloj doktrine politike.

Duke folur për rolin historik të serbëve në rajon, Ukshini tha se burime të ndryshme dhe studiues perëndimorë e paraqesin një realitet tjetër nga narrativat e zakonshme.

“Shumë interesante është edhe burimet historike që tregojnë, domethënë edhe studiuesit eminent në perëndim tregojnë që serbët janë ndoshta mbështetësit më të mëdhenj dhe më lojalë të Perandorisë Osmane,” tha ai.

Duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1989 në Gazimestan, ai tha: “Këto simbolika janë bërë me qëllim… ka qenë një lloj imitimi i asaj mitologjie që po zbret një shpëtimtar i popullit serb.”

Ukshini solli edhe një citim nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke thënë se ai kishte paralajmëruar rrezikun e një projekti hegjemonist: “Një popull i vogël që pretendon të luajë rolin e hegjemonit përfundon në tragjedi,” duke e quajtur këtë “një parashikim profetik që ka ndodhur në vitin 1999.”

Ai shtoi se, ndryshe nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, Serbia sipas tij nuk ka kaluar në një proces reflektimi.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT