Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeU gjet i djegur, ky është personi që vdiq tragjikisht në Stroc...

U gjet i djegur, ky është personi që vdiq tragjikisht në Stroc të Vushtrrisë

Një ngjarje tronditëse ka ngjarë të mërkurën e 25 marsit në Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë u gjet i djegur.

Rastin e rëndë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

I njëjti deklaroi për redaksinë se rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Mësohet se viktima është Bejtullah Isufi, për vdekjen e së cilit kanë shkruar edhe familjarët e tij.

Ata kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e Strocit më 27 mars, pas namazit të drekës në ora 13:00.

Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, nisin hetimet

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT