Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeU dëmtua nga vërshimet, pas 222 ditësh përfundon rregullimi i rrugës në...

U dëmtua nga vërshimet, pas 222 ditësh përfundon rregullimi i rrugës në Krushevë të Vogël

Reshjet e mëdha të shiut që përfshinë Kosovën në fillim të muajit janar të këtij viti shkaktuan dëme të shumta në prona dhe infrastrukturë, ndërsa një nga zonat më të prekura ishte edhe fshati Krushevë e Vogël.

Si pasojë e reshjeve, ishte shembur një pjesë e rrugës transit Klinë–Gurrakoc, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke shqetësuar banorët e fshatit.

Ata kishin kërkuar ndërhyrje të shpejtë për sanimin e dëmit dhe duke u ankuar për vonesën në intervenim.

Megjithatë, 222 ditë pas reshjeve, tashmë ka përfunduar largimi i dheut nga rruga në Krushevë të Vogël.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT