Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Kanadanë se nuk po menaxhon si duhet pyjet dhe zonat me shkurre, duke shkaktuar përhapjen e ajrit të ndotur drejt territorit amerikan.
Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Trump tha se SHBA-të po përballen me ajër “të ndotur dhe të pashëndetshëm” si pasojë e mungesës së menaxhimit të pyjeve në Kanada, ndërsa paralajmëroi se do të kërkojë llogari nga qeveria kanadeze.
“Ne po e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po mirëmban siç duhet pyjet dhe shkurret e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara po pushtohen në mënyrë të panevojshme nga ajri i ndotur dhe i rrezikshëm”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan bëri të ditur se do të kontaktojë kryeministrin kanadez për të diskutuar masat që do të ndërmerren, duke e cilësuar situatën si një kosto të madhe për Shtetet e Bashkuara.
Sipas Trump, mungesa e menaxhimit të mbetjeve pyjore dhe pastrimit të zonave të rrezikuara përbën “neglizhencë të qëllimshme” dhe një problem që përsëritet çdo vit.
Trump shtoi se kostot ekonomike të shkaktuara nga ndotja duhet t’i shtohen tarifave që Kanadaja paguan aktualisht ndaj SHBA-ve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


