Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit në Pejë.
Në rastin e parë, një grua ka njoftuar se ka qenë duke u keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga burri i dyshuar kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
Në rastin e dytë, më 19.03.2025, një grua ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga burri i dyshuar kosovar. Burri i dyshuar është arrestuar më 20.03.2025 dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Në rastin e tretë, po më 19.03.2025, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, një burrë dhe një grua kosovarë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas inicimit të rastit./Klankosova.tv.
The post Tri raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Pejë appeared first on Klan Kosova.


