Saturday, July 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTri pistoleta sekuestrohen në një autobus në Hungari, arrestohet një person në...

Tri pistoleta sekuestrohen në një autobus në Hungari, arrestohet një person në Prishtinë

Një person ka raportuar se më 1 korrik në autobusin e tij të ndaluar në Hungari janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura.

Në raport thuhet se më 3 korrik është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë i cili është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se me 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari, janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura. Me 03.07.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT