Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeTre të lënduar nga aksidenti në “Arbën Xhaferi”, autostrada u bllokua përkohësisht

Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbën Xhaferi”, autostrada u bllokua përkohësisht

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se të përfshira ishin dy automjete.

“Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, Ferizaj – Kaçanik është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha për Klankosova.tv.

Më tej, ai bëri të ditur se Autostrada “Arbën Xhaferi”, ka qenë e bllokuar për rreth 15 minuta, deri në përfundim të shikimit të vendit të ngjarjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT