Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në...

Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamionetë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40.

“Sipas informatave fillestare, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet për kontrollin e autostradave kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit”, tha Hoxha për Klankosova.tv.

Ai nuk dha detaje më të hollësishme në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT