Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTre skenarët për të ardhmen e Kosovës sipas Burim Ramadanit (VIDEO)

Tre skenarët për të ardhmen e Kosovës sipas Burim Ramadanit (VIDEO)

Siguria në botë u trajtua në edicionin e sotëm të emisionit DPT te Fidanit.

Me ish-kryeinspektorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Burim Ramadanin, u diskutua edhe për korrigjimin e kufijve.

Ramadani tha se vazhdimësinë e vendit e sheh në tri skenare.

“Kosova përballet me tri skenare sipas meje. E para, skenari optimist (Kosova e përjetshme), e dyta Kosova e ndarë dhunshëm territorialisht dhe e treta vazhdimi i statusquo-s. Vetëm skenari i parë, pra kur kërkohet proaktivitet nga elita jonë politike, është i suksseshëm dhe do të jetë i qëndrueshëm për Kosovën. Dy skenarët e tjera, qoftë ndarja e dhunshme, qoftë vazhdimi i statusquo-s, është i dëmshëm edhe e rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës. Vetëm shqiptarët humbin me ndarjen e Kosovës”, tha Ramadani në Klan Kosova.

The post Tre skenarët për të ardhmen e Kosovës sipas Burim Ramadanit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT