Friday, July 10, 2026
spot_img
HomeLajmeTransferim i rëndësishëm për Dellovën, vazhdon karrierën në Turqi

Transferim i rëndësishëm për Dellovën, vazhdon karrierën në Turqi

Lumbardh Dellova do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pasi është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Amedsporit.

Klubi turk ka paguar 950 mijë euro për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, duke aktivizuar klauzolën e lirimit që kishte me CSKA Sofian.

Me këtë transferim, 27-vjeçari mbyll qëndrimin e tij në futbollin bullgar, ku u dallua me paraqitje të mira në fanellën e skuadrës nga Sofja.

Dellova ka firmosur kontratë trevjeçare me Amedsporin dhe pritet të jetë një nga shtyllat e repartit të mbrojtjes në sezonin 2026/27.

Në ekipin e ri, ai do të drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, ndërsa bashkëlojtarë do të ketë edhe dy futbollistët kosovarë, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT