Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, ku i ndjeri kishte dalë për të marrë ajër të pastër e më pas është goditur nga një veturë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT