Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedia në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se u mbyt në një lumë

Tragjedia në Itali, 33-vjeçari shqiptar dyshohet se u mbyt në një lumë

Një 33-vjeçar nga Treblova e Vlorës ka humbur jetën aksidentalisht në Itali.

Sipas njoftimit të një faqeje të fshatit përmes një postimi në Facebook, i ndjeri Xhovalin Musaraj dyshohet se është mbytur në një lumë në Itali.

Familjarët kanë bërë të ditur se trupi i tij do të sillet sot në Shqipëri, ndërsa varrimi i të riut do të mbahet në orën 12:00 në vendlindjen e tij, në Treblovë./Klankosova.tv

Humb jetën tragjikisht një shqiptar në Itali

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT