Monday, October 5, 2026
spot_img
HomeLajmeThirrja e Ismailit për Policinë: Mos zbatoni urdhërat e Qeverisë, po kërkon...

Thirrja e Ismailit për Policinë: Mos zbatoni urdhërat e Qeverisë, po kërkon që ta eskalojë situatën

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për Klan Kosovën, Ismaili u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që, sipas tij, të mos zbatojnë urdhra që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës.

“Do t’i kisha lutur të gjithëve, po më së shumti policëve të Kosovës, që të mos bien në urdhrat e Qeverisë, e cila po kërkon që ta eskalojë situatën”, ka deklaruar Ismaili për Klan Kosovën.

Deputeti i PDK-së ka pretenduar se zhvillimet e fundit janë të nxitura nga një urdhër politik i kryeministrit Albin Kurti.

“T’i ruajnë qytetarët, shumica e madhe e tyre po protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos provojnë situatën. Ky po shihet që është një urdhër politik i z. Kurti që ta eskalojë situatën”, është shprehur Ismaili

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT