Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, në dy palë zgjedhje ka hequr dorë nga retorika nacionaliste, e nga ideja e bashkimit kombëtar.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ku është diskutuar për marshimin e populsitëve, me rastin e rrëzimit nga pushteti të kryeministrit të Hungarisë, Victor Orban, gazetarja Thaçi-Mehmeti ka bërë një krahasim mes tij dhe kreut të ekekutivit kosovar, Albin Kurti.
Thaçi-Mehmeti ka thënë se qytetarët pas disa viteve arrijnë të vetëdijesohen nga gjuha populiste e pushtetarëve.
“Në troritë populiste çdo qytetar ndikohet nga populizmi, për shkak se populizmi është ideologji që përdor emocionin edhe frikën dhe pas 8 vjetësh qytetarët fillojnë me u vetëdijesu. Çdo ideologji pas tetë vjete, qytetarët fillojnë me e kuptu populizmin, sepse populistët nuk dijnë me punu.”, ka thënë ndër të tjerash gazetarja Thaçi-Mehmeti. /Klankosova.tv


