Monday, June 8, 2026
spot_img
HomeLajmeTërmet shkatërrues në Filipine: 32 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar

Tërmet shkatërrues në Filipine: 32 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur brigjet e ishullit Mindanao në jug të Filipineve, duke lënë pas të paktën 32 viktima dhe mbi 200 të lënduar.

Pas lëkundjeve të forta, autoritetet sizmologjike në Filipine dhe Indonezi lëshuan paralajmërime për cunami, duke urdhëruar evakuimin e banorëve nga zonat bregdetare. Paralajmërimet më vonë u hoqën pasi rreziku u ul.

Sipas autoriteteve lokale, disa zona kanë pësuar dëme të mëdha, përfshirë shembje ndërtesash dhe dëmtim të shtëpive të banimit. Po ashtu, raportohet se në disa fshatra janë vërejtur valë cunami deri në një metër lartësi.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka bërë të ditur se ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në ndihmën për të prekurit.

Ndërkohë, autoritetet nuk përjashtojnë që numri i viktimave të rritet, pasi ka edhe persona të zhdukur pas fatkeqësisë.

Filipinet ndodhen në një nga zonat më aktive sizmike në botë, e njohur si “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmet shkatërrues në Filipine: 32 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT