Mjeti i pashpërthyer që u gjet në fshatin Rripaj të Gjakovës është tërhequr nga njësia e deminimit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 27 qershor, rreth orës 16:30, pasi në lumin Erenik ishte gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer.
Patrulla policore kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte bërë sigurimin e zonës, ndërsa ishte njoftuar edhe Njësia e Deminimit e FSK-së.
Burimet bëjnë të ditur se mjeti i pashpërthyer i përkiste kategorisë A.
Rreth orës 22:00, njësia e deminimit EOD ka bërë tërheqjen e mjetit.
Rasti është trajtuar nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


