Friday, July 10, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtunën nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi...

Të shtunën nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 11 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT