Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtënat në Podujevë, shkon në katër numri i të plagosurve –...

Të shtënat në Podujevë, shkon në katër numri i të plagosurve – QKUK jep detaje për gjendjen e tyre

Katër persona janë pranuar me plagë të rënda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në Podujevë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Janë pranuar katër persona me plagë të rënda. Mosha është mesatare. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja është stabile për momentin”, ka deklaruar Syla për Sinjalin.

Më herët, Policia e Kosovës kishte njoftuar se nga informacionet e para dyshohej për tre persona të plagosur, ndërsa të lënduarit ishin dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht dhe hetimet po vazhdojnë nga njësitet policore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT